Një 44-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm. Hektor Psatha humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga, duke humbur jetën.
Psatha është një emër i njohur në Durrës pasi disa vite më parë ka qenë pjesë e futbollit të sallës, si lojtarë i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ku ka marrë pjesë në dy kampionate botërore.
Por ish-futbollisti u arrestua 5 vite më parë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndaje lëndësh narkotike.