Itali- Vdes tragjikisht pas një aksidenti në punë shqiptari në Itali.
Sipas medieve italiane, e enjtja e 13 prillit shënoi 12 viktima në punë. Mes tyre edhe një 57-vjeçar shqiptar.
Në repartin e djegieve të spitalit të Padovës, nga plagët e shkaktuara nga një shpërthim ka humbur jetën një punëtor shqiptar 57-vjeçar.
Vdekja ndodhi më 5 prill, por lajmi u dha vetëm pas një jave.
Mediet italiane shkruajnë se këto vdekje ndjekin një rrjedhje të përditshme: Në Itali të vdesësh nga puna është bërë një gjë tragjikisht “normale”.
Akoma më keq nëse punëtori është i huaj dhe i nënshtrohet shantazheve të vazhdueshme nga burokracia, gjë që çon në pranimin e kushteve të pahijshme të punës.