34-vjeçari Juli Sulanjaku i aksidentuar më 20 tetor në Elbasan nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.
Ai u përfshi në një aksident të trefishtë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, nga i cili u plagosën tre persona.
Në deklaratën për median policia bënte me dije se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe Juli Sulanjaku, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, por e vërteta është ndryshe, pasi që në momentin që të plagosurit janë dërguar në spital kanë qenë në gjendje kritike për jetën, veçanërisht 34-vjecari i cili ndërroi jetë sot.
Babai i dy fëmijëve ka qenë duke shkuar për të marrë fëmijët në shkollë teksa është goditur nga një makinë me shpejtësi të lartë. Prej më pak se një muaj 34-vjecari luftoi në spital, por nuk mundi dot ta fitonte betejën me jetën. Ai përcillet sot në banesën e fundit, duke lënë pas trishtim dhe dhimbje të thellë. /albeu.com