Sarandë- Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndëlli, ku një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të para, fëmija është pickuar nga bletët dhe ka vrapuar duke rënë në liqenin e Mursisë të Konispolit.
Familjarët e kanë nxjerrë me shpejtësi duke e transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për gati 1 orë, fëmija 4-vjeçar nuk ka mundur të rikthehet në jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.