Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën stomatoligjike të mjekut Roland Xhaxho, ishte lajmi tronditës i kësaj jave.
Ishin familjarët të cilët theksuan se pasi e nxorrën djalin nga klinika dhe e dërguan në shtëpi, i mituri nuk ndihej mirë dhe iu ngrit temperatura.
Familjarët bënë me dije se ata e dërguan menjëherë në QSUT ku fëmija edhe ndërroi jetë, pasi sipas tyre mjekët ju kishin thënë se 3-vjeëarit i ishte injektuar sasi e lartë narkoze e cila i kishte prekur mëlëinë, ndërsa shtuan se për nxjerrjen e narkozës nuk duhet të ishtë lënë e lirë, por duhet të ishtë bërë sërish në spital.
Pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i Sherbimit tw Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, e cila sqaron se asnjë nga mjekët e saj nuk ka folur me prindërit apo mediat për shkakqet e ndërrimit jetë të 3-vjeëarit.
Në Facebook QSUT thekson se mjekët kanë marrë aprovimin efamiljes për ndërhyrjes dhe se të miturit i ëhstë dhë ë i gjithë trajtimi i duhhur mjekësor.
🔴SQARIM I EKIPIT TË SHËRBIMIT TË KARDIOKIRURGJISË
Nisur nga disa publikime në disa media online për rastin e fëmijës B.D që fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e komplikacioneve që shoqërojnë anomali të rënda të sëmundjeve të zemrës tek një i porsalindur, shërbimi i Kardiokirurgjisë së QSUT, sqaron se:
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” çdo ditë mban mbi supe misionin jetëshpëtues për dhjetëra mijëra qytetarë që vijnë nga gjithë Shqipëria, por edhe nga trevat përreth. Ndër vite janë trajtuar me shumë sukses mbi 1300 raste të pacientëve të vegjël.
Edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës B.D, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.
Familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes. Mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.
Ndjejmë të nevojshme të theksojmë se asnjë pjesëtar i stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është kontaktuar për të dhënë shpjegime për rastin në fjalë, në mënyrë që rasti të pasqyrohej i balancuar në opinionin publik.
Ndaj, duke marrë parasysh pasaktësitë në publikimet mediatike, theksojmë se puna e këtij shërbimi kombëtar jetëshpëtues, minimumi duhet të trajtohet i verifikuar dhe duke marrë parasysh të gjitha detajet e rastit në fjalë.
QSUT është dhe do të mbetet adresa e përditshme e problematikave të tyre shëndetësore dhe nuk i meriton në asnjë rast komentet keq informuese nga askush