Në këtë stinë, dhe pse situatë zgjedhore, puna për pastrimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese vazhdon në normalitet në të gjithë territorin e bashkisë së Fierit.
Kjo për t’i paraprirë si situatave me reshje për të mos krijuar probleme në kullimin e tokave, por edhe pasur një vaditje të tokave në stinën e verës. Nga rehabilitimi i 1400 km kanale kulluese e
vaditëse është bërë e mundur që ujitja dhe kullimi të jetë model
suksesi në zhvillimin e bujqësisë në bashkinë e Fierit.
Duke qenë se pjesa dërrmuese e popullsisë së bashkisë
së Fierit jetojnë në zonat rurale i është kushtuar një
rëndësi e veçantë zhvillimit të jetës së njësive
administrative në aspekte të ndryshme. Ringritja e
sistemit të kanaleve vaditëse dhe kulluese në gjithë
territorin e bashkisë ka qenë një sfidë më vete për
faktin se ky sistem ose ishte jashtë vëmendjes së
investimeve prej vitesh me radhë, por edhe degraduar
dhe humbur totalisht funksionin e tyre.
Përmes mekanikës së ekskavatorëve në të gjithë këtë
sistem janë hequr përmbi katër milionë metër kub
dhera duke shkuar në pastrimin e rreth 1400 kilometra
kanale vaditëse dhe kullues duke futur kështu në
sistem rreth 60 mijë hektarë tokë bujqësore. Si rezultat
i këtyre investimeve është bëre e mundur që shumë
sipërfaqe bujqësore të njohin vaditjen e tyre pas më
shumë se dy dekadash duke dhënë premisa për shtimin
e mbjelljes së sipërfaqeve bujqësore dhe garantimin e
të ardhurave për fermerët fierakë.
Për bashkinë e Fierit ky është një proces në vijimësi të
vazhdueshme duke pasur parasysh që është një sistem
që kërkon herë pas here mirëmbajtjen e tyre dhe pse
mund të jenë të pastruar para disa vitesh. Model
suksesi mund të quhet pa hezitim ndërmarrja e Ujitjes
dhe Kullimit pasi në një kohë shumë të shkurtër mundi
të realizojë një punë kolosale që jo vetëm nuk ishte
bërë për dekada të tëra, por as mendohej se mund të
bëhej ndonjëherë.
Në sajë të punës së kësaj ndërmarrjeje në dy mandatet
e qeverisës së kryebashkiakut Armando Subashi u bë e
mundur kullimi i qindra hektarëve toka bujqësore të
zhytura prej vitesh nën ujë dhe ujitjen e qindra të
tjerave që ishin lënë djerr pikërisht nga mosujitja dhe
inefiçenca. Përballë sfidave të saj në këtë drejtim bashkia e Fierit synon dhe forcimin e bazës mekanike të punës së saj me synimin e shtimit të mjeteve të pastrimit./TV Kombi