Një tjetër front pune është shënuar me investimin infrastrukturore në qytetin e Fierit në rrugën “Riza Hoxha”, në lagjen “Sheq i Madh”. Me realizimin e këtij investimi banorët që jetojnë pranë kësaj rruge do të do të gëzojnë një standard të ri infrastrukturor, që do të ndryshojë cilësisht jetesën e tyre.
Kjo rrugë i bashkohet investimeve që janë kryer dhe po vazhdojnë të kryhen në këtë lagje. Pak ditë më parë TV Kombi bëri një përmbledhje të punëve që janë kryer në dy mandatet e kryebashkiakut Armando Subashi. Lagjja “Sheq i Madh” në bashkinë e Fierit që në vitin 2015, që shënon mandatin e parë të kryebashkiakut Armando Subashi e në vijim, ka qenë në fokusin e një sërë investimesh në drejtime të ndryshme sa ato rrugore, arsimore, shëndetësi në drejtim të shembujve të zhvillimit të bujqësisë dhe bizneseve brenda territorit të kësaj lagjeje.
Por në bilancin e punës së tij kryebashkiaku Subashi do të shënojë një sërë arritjesh në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës rrugore në të cilën mund të veçojmë një sërë emrash si “Alush Frakulla”, “Andon Profka” “Jakov Milaj”, “Sotir Bitri”, “AnastasLaska”, “LlazarVerria”, në rrugën “Fan Noli” dhe në “Leonidha Prifti”,etj., të cilat i janë nënshtruar deri dhe në investime rrënjësore të cilat kanë sjellë një ndryshim rrënjësor dhe mjaft cilësor për jetën e banorëve të kësaj lagjeje.
Këto akse rrugore kanë qenë sa lidhëse në brendësi të lagjes, apo dhe akse rrugore që lidhin këtë lagje me pjesët e tjerat të qytetit dhe me unazën perëndimore të tij. Ndërhyrjet e thella infrastrukturore që kanë pësuar këto rrugë kanë vulosi përfundimisht gangrenat e gropave, baltës dhe pluhurave duke hapur kështu një faqe të re për komunitetin e gjithë zonës.
Në shumë investime janë kryer edhe punimet në drejtim të sistemit të KUZ, ku janë shtruar linja të reja të ujësjellësit dhe formalizimin e këtij shërbimi. Zakonisht investimet rrugore ne qytetin e Fierit është realizuar restaurimi i fasadave, rikthimin e elementeve karakteristike historike – kulturore të qytetit, shtimin e zonës së gjelbër, lirimin e hapësirave publike, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin dhe gjelbërimin, vendosje kontenierësh apo dhe vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale./Tv Kombi/