Ballina Lajme Vazhdojnë reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

Vazhdojnë reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

44

Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë fillimisht i kthjellët e nga orët e mesditës deri pasdite vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relievet malore.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës ndërsa në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina e hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10-12 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.