Një nga risitë e veprimtarisë së punës së bashkisë së Fierit është ngritja e ndërmarrjes së punëve rurale e cila ka në fokus të saj përmirësimin e kushteve të veçanta të komunitetit. Pikërisht në sajë të punës së kësaj ndërmarrjeve është iniciuar kujdesi ndaj varrezave publike në zonat e fshatrave.
Në takimet me komunitetin kryetari i bashkisë Armando Subashi ka theksuar faktin se në dukje mund të mos jetë me peshë ekonomike të lartë, por ky shërbim është i veçantë dhe respekt për ata që nuk janë më në jetë. Ku proces kujdesi ndaj varrezave ka qenë i fokusuar kryesisht në rrethimin e vendeve të tyre, në pastrimin e mjediseve të brendshme nga shkurret dhe barishtet që në stinë vere mund të bëhen shkak për zjarre dhe dëmtim të varrezave.
Në fillim të punës ka pasur një punonjës që kujdesej për varrezat në njësitë administrative ndërsa më pas është shtuar numri i tyre. Ndërkohë është punuar fort që sipërfaqet e zaptuara në mënyrë të paligjshme të kthehen në destinacionin e tyre duke i dhënë vendin e merituar dhe nderimeve të ndarëve nga jeta./Tv Kombi/