Ballina Lajme Varje publike në mes të Fierit, Babani tregon foton që bëri xhiron...

Varje publike në mes të Fierit, Babani tregon foton që bëri xhiron e botës

2

Ekzekutimi i fundit publik për dënimin me vdekje në Shqipëri është fokusuar nga kamera e fotoreporterit Armand Babani në Qershor të vitit 1992 në Fier.

2 vëllezër që vranë një familje dhe një foshnje në djep, u varën në mes të Fierit në 1992-shin, ndërkohë që fotoreporteri Babani tregon për emisionin “Opinion” në Tv Klan si u bë e mundur fotografimi i këtij momenti në Fier.

Blendi Fevziu: Këta janë 2 vëllezërit e varur në qendër të Fierit në Qershor të vitit 1992. Kishin vrarë një familje duke përfshirë edhe një foshnje në djep, i cili filloi të qante, 6-muajsh. Ky është ekzekutimi i fundit publik. Kjo foto më duket se është publikuar dhe nga të gjitha mediat ndërkombëtare në mos gaboj?

Armand Babani: Në shumë. Ishte e pabesueshme të ndodhte në mes të Evropës një varje publike.

Blendi Fevziu: Si e bëre Armand? A e dije që do të kryhej ekzekutimi?

Armand Babani: Jo, vajtëm pasi u mor vesh që u bë ekzekutimi. Më thanë që janë trupat aty. Shumë veta më thonin se si munde? Unë ju thashë që jam baba vetë, mjafton të mendosh që kanë vrarë një bebe 6 muajsh dhe nuk të krijon atë “gjynahun”./tvklan.al