Në margjinat e raundit të parë të GT Ëorld Challenge Europe në Monza, i cili përfundoi me një tërheqje të hidhur pas fillimit nga vendi i dytë, Valentino Rossi foli për derbin e ardhshëm të Milanos, Euroderbin që do të shohë Interin dhe Milanin të përballen në gjysmëfinalen e Champions League.
“Do të jetë i bukur, si njëzet vjet më parë”, deklaroi Valentino Rossi në mikrofonat e Sport Mediaset. Referenca e Doktorit ka të bëjë me derbin e Champions League të vitit 2003, kur kuqezinjtë arritën të kapërcejnë zikaltërit dhe të fitojnë finalen në Mançester. Një sukses që nisi ciklin fitues të Carlo Ancellottit në pankinën e Milanit, ndërsa Interi i Hector Cuper nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të shëronte plagët.
Valentino Rossi, një tifoz i njohur i Interit, shpreson për një epilog ndryshe. “Ne u larguam me dy barazime atë vit, ndaj na duhet hakmarrja”, tha nëntë herë kampioni i botës. “Milani është shumë i fortë, kështu që do të jetë një derbi shumë i mirë dhe unë do të doja të shkoja ta shikoja”.
Nuk do të ishte paraqitja e parë e Valentino Rossit në San Siro, i cili ka ndjekur dhe Inter-Barcelona në vitin 2018.