Ballina Lajme “Vajza ime u përdor si kokë turku. Ish-krushku tentoi të mbulonte gruan...

“Vajza ime u përdor si kokë turku. Ish-krushku tentoi të mbulonte gruan e tij”, flet babai i vajzës nga Librazhdi që u kap “mat” me të dashurin

1

 

Babai i vajzës nga Librazhdi, të cilën vjehrra e kapi me të dashurin në krevat dhe e filmoi, ka zbuluar versionin e tij rreth ngjarjes që ndodhi.

Një vit pas ngjarjes, babai thotë se e gjithë ngjarja ishte një inskenim nga ish-vjehrri. Pasi sipas tij ishte vjehrra ajo që u kap duke shkuar me një person tjetër dhe për të mbyllur ngjarjen u bë vajza e tij “kokë turku”.

“Për të mbuluar të vetat, se nuk ka qenë vajza ime protagoniste, por protagoniste ka qenë ish-vjehrra. Kapën atë mat me ata të vetët që ka ajo dhe ai ish-krushku im i famshëm, për të mbuluar gruan e vetë, futi vajzën time kokë turku. Futën një njeri të pa mbrojtur dhe thirrën gjithë fisin aty sikur ishte një kriminele kjo që nuk e mundnin dot. Djalin që ishte aty nuk e njihja, por thjesht di që ka punuar aty. Aty janë kamerat 24-orë, ju thosha hapni kamerat te fasoneria, nuk i hapën. Edhe te shtëpia ka kamera”, ka deklaruar ai në emisionin Real People në Euronews Albania.

Babai shtoi se si pasojë e paragjykimeve u largua nga fshati dhe tashmë jeton me të 5-të anëtarët e familjes në kryeqytet.

 

“Vajza sot është 22 dhe ju shkatërrua jeta në këtë mënyrë. Në fillim e mohova vajzën deri sa kaloi pak kohë dhe që u ula me bashkëshorten dhe ramë dakord se askush nuk e mbron fëmijën përveç prindit. Erdha unë në Tiranë dhe vendosëm të vinim këtu pasi nga paragjykimet nuk kishte jetesë atje”, tha ai.

Ai ka treguar se dhëndri që pjesën më të madhe të vitit ishte në emigrim, jo në shtëpi, dhe se vajza u lidh me djalin me dëshirën dhe kërkesën e njerëzve të tij, edhe pse u kishte thënë se vajzën e kishte të vogël.

“Djali, ish-burri jetonte më shumë në emigrim, 1 muaj në shtëpi, 10 muaj në Gjermani. Thoshte do bëjmë letrat për në Gjermani, por si bëri asnjëherë”, tregoi ai.