Ballina Lajme Kronike ‘Unë nuk po dal dot nga kjo rrugë’! Mesazhi i fundit i...

‘Unë nuk po dal dot nga kjo rrugë’! Mesazhi i fundit i Brilant Martinaj para vrasjes

3

Fushë-Krujë- 23-vjeçari Brilant Martinaj ishte një nga të vrarët të dielën e 17 korrikut. Ai ishte i skeduar për disa rekorde kriminale. Por në muajt e fundit kishte arritur ti mbyllte punët me organet e drejtësisë.

Pavarësisht kësaj, i riu përveçse ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe njihej për miqësitë me njerëz të njohur, përpiqej të këshillonte të afërm e miq më të ri, që të ecnin në rrugë të drejtë.

“Mos u merrni me këto punë, se edhe unë që jam marrë nuk dal dot më nga kjo rrugë”, citohet të ketë thënë Brilant Martinaj pak kohë para se të vritej, me njerëzit e tij të njohur.

Mesditën e të dielës, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona, një skuadër e identifikuar deri më tani si me 5 anëtarë ka ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë.

Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj. Sot janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje pritet të merren Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit.