Ballina Lajme Ulje temperaturash dhe reshje shiu, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, çfarë ndodh me motin në fundjavë

1

Dy ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, por duke nisur nga dita e nesërme situata do të ndryshojë.

Gjatë fundjavës temperaturat do të ulen me 7 gradë celcius sa i përket vlerave maksimale dhe me 3 gradë ato minimalet.

Ndërkohë që në të gjithë territorin pritet të ketë reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Dita e shtunë parshikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qëndrore me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Gradualisht reshjet e shiut të herëpasherëshme do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.

Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herepasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.