Ballina Bota Ukrainë/ Zbulohen180 trupa në një varr masiv, mes viktimave edhe foshnja

    Ukrainë/ Zbulohen180 trupa në një varr masiv, mes viktimave edhe foshnja

    2

    Ushtria ruse vijon të vrase civilë në Ukrainë, duyke krijuar varre masive në zonë të ndryshme.

    Së fundmi është zbuluar një tjetër varr masiv në Lyman . Mësohet se në të janë gjetur trupat e 180 personave.

    Kështu ka bërë të ditur shefi i departamentit të policisë, Jevhen Zhukov, në Telegram, shkruan Ukrinform, sipas të cilit mes viktimave janë edhe familje të tëra dhe fëmijë.

    “Qyteti i çliruar i Lyman në rajonin e Donetskut. Këtu u zbulua një varr masiv me 180 njerëz të varrosur brenda,” shkroi Zhukov.

    “Në varr janë gjetur familje të tëra. Mes viktimave ka edhe trupa të fëmijëve të lindur 2019-2021”.