Ballina Lajme UFO në Roskovec? Fotografi nxjerr për herë të parë pamjet: Fëmija që...

UFO në Roskovec? Fotografi nxjerr për herë të parë pamjet: Fëmija që e pa nga afër ishte i traumatizuar (FOTO)

139

Fotografi Alim Çepele tregoi në emisionin momentin kur kishte fotografuar gjurmët e një objekti të paidentifikuar që pretendohet se ishte ulur në Roskovec në vitin 2006.

Çepele u shpreh në “Euronews” se objekti ishte ulur duke perënduar dielli, në një shesh ku pak minuta se objekti të ulej ishin duke luajtur disa fëmijë.

Njëri nga fëmijët, që e kishte parë objektin, i kishte rrëfyer fotografit se objekti kishte ngjyrë gri me vijë blu, në formë piramide dhe i rrumbullakët nga poshtë.

“Në atë vend ku ndodhi fenomeni loznin disa fëmijë, ishin fshehur në disa vende, një prej tyre ishte fshehur poshtë një karroce në anë të rrugës dhe fëmijë siç më tregoi, fillimisht u bë një erë dhe një pluhur edhe pse koha ishte shumë e qartë, u bë re dhe një erë e fuqishme. Në këtë moment e kam parë vetëm një fragment se ulja ka ndodhur shumë shpejt, më tregoi fëmija. Kur u ul nuk të lejonte objekti se rrotullohej në vetvete dhe krijonte mjegull.

Ka qenë ngjyrë gri dhe vijë blu, në formë piramide, i rrumbullakët poshtë, lëshonte flakë nga poshtë, kam qenë shumë i frikësuar se e kam pasur shumë pranë objektit. Fëmija ka qenë 11 vjeç, e vonova publikimin e fotos pasi para 18 vjetësh përgojoheshe për këto gjëra. Siç më ka treguar e ëma, fëmija ka qenë 6 muaj i traumatizuar, nuk flinte, nuk dilte nga shtëpia. Fëmija sot më kanë thënë që është jashtë, por nuk pranon të flasë më për atë ngjarje”, tregoi fotografi.