Klodiana Vefa, 35 vjeçarja e cila u vra me armë mbrëmjen e 28 shtatorit në Itali, do të varroset në Shqipëri.
Klodiana u vra me armë nga ish-bashkëshorti në qytetin ku banonte, Castelfiorentino.
Varrimi do të bëhet ditën e shtunë datë 7 tetor.
Ka qenë dëshira e familjes që vajza e tyre të prehej në Atdhe dhe dy fëmijët e saj do shoqërojnë trupin e nënës drejt Shqipërisë për ta përcjellë në banesën e fundit.
Bashkia e Castelfiorentino ku familja shqiptare jetonte prej kohësh ka vënë në dispozicion një llogari bankare solidariteti në ndihmë të dy fëmijëve ende minorenë për të vazhduar jetesën e tyre në Itali, vendi ku u rritën e shkollohen./Albeu.com