
Brunilda Halla ishte 37 vjeçarja shqiptare e cila u godit me thikë pas shpine teksa po priste djalin e saj të dilte nga shkolla në Itali, ndërsa ka gjetur vdekjen. Brunilda Halla, 37-vjeçarja me origjinë shqiptare mbeti e vrarë pas një sulmi makabër me thikë në Itali më 25 maj.
Autori i këtij krimi të rëndë, një 28-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa gjatë marrjes në pyetje autori dyshohet se kishte ngritje dhe ulje tipike të një personaliteti të shqetësuar, dhe deklaroi se kishte vepruar si rebelim kundër shoqërisë.
Ndërkohë pas ngjarjes, autoritetet italiane kanë përfunduar autopsinë mbi trupin e 37-vjeçares shqiptare Brunilda Halla. Rezultatet e autopsisë pritet të bëhen publike pas 60 ditësh, teksa trupi i gruas i është dorëzuar familjarëve të saj, që sipas mediave italiane do ta varrosin në Shqipëri.
Sipas mediave italiane, 28-vjeçari i cili e vrau shqiptaren duke e goditur 6 herë me thikë, planifikonte prej disa kohësh të vetëvritej. Kjo u zbulua nga një letër që prindërit e autorit gjetën mes sendeve të tij. Bruna, nënë e dy fëmijëve, një vajze 16 vjeçe dhe një djali 14 vjeç, u vra nga 28-vjeçari pa shkak.
Ai e goditi atë me thikë ndërkohë që gruaja po mbyllte portën e ndërtesës ku jetonte. E sulmoi nga pas vetëm sepse ajo ishte e para që pa në zonë duke i marrë nënës së dy fëmijëve jetën. Ajo nuk e vuri re vrasësin, deri në momentin që ai ndodhej pas shpatullave të saj. Bruna vdiq përpara se të mbërrinte ambulanca.
28-vjeçari më pas u arratis, duke fshehur rrugës thikën dhe bluzën e gjakosur. Ai u arrestua pak orë më pas në shtëpinë e tij, pasi autoritetet morën dëshmitë në vendngjarje dhe panë kamerat e sigurisë që kishin filmuar gjithçka.