Ballina Lajme Kronike U shua në aksidentin në Itali/Fluturimi, pasioni më i madh i 32-vjeçarit...

U shua në aksidentin në Itali/Fluturimi, pasioni më i madh i 32-vjeçarit shqiptar

1

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali, ku 32-vjeçari shqiptar Fatjon Garxenaj, humbi tragjikisht jetën në një aksident me deltaplan së bashku me instruktorin e tij kanë folur per mediat italiane miqtë e tj.

Floriano Zeffiri, drejtuesi i zdrukthëtarisë Cmtpl në Castel Bolognese, aty ku punonte Fatjon Garxenaj, është shfaqur i tronditur. “Ka pesë apo gjashtë vjet që punonte me ne ai u rrit me ne. I pëlqente puna”.

Fatjoni, shkruajnë mediat italiane, jetonte me partneren e tij në  provincën e Ravenës. Ai punonte si saldator në ndërmarrjen Castel Bolognese prej më shumë se 7 vitesh.

“Ishte një djalë shumë i mirë, si nga aspekti njerëzor ashtu sikurse edhe profesional. Ishte një punonjës shumë i mirë, që nuk bezdiste askënd, dhe shumë punëtor. Shpesh nga tregonte për fluturimet e tij. Këtu pas kemi një fushë dhe ai ëndërronte që të nisej nga shtëpia dhe të ulej këtu. Fliste gjithmonë për pasionin e tij më të madh, deltaplanin, ishte shumë entuziast. I pëlqente shumë të fluturonte, jetonte për të fluturuar, fluturonte së bashku me partneren tij. Thoshte se një ditë donte të blinte deltaplanin e tij”, rrëfen Zeffiri.

Në zdrukthëtarinë ku punonte janë të gjithë të tronditur. “Jemi të tronditur nga tragjedia dhe humbja e parakohshme e një djali flori. Fatjoni ishte më shumë se koleg, ai ishte një mik”, u shpreh një prej tyre për mediat italiane.