DUKAGJIN- Gjin Guri dhe babai i tij Zef Guri pësuan një atentat mbrëmjen e sotme në Dukagjin. Nga të shtënat e automatikut, humbi jetën Zef Guri, ndërkohë që 40-vjeçari Gjin Guri është plagosur rëndë.
Kush është Gjin Guri?
Gjin Guri nuk është një person i pa njohur për policinë e shtetit. Mësohet se Guri në vitin 2015 ka shkëmbyer zjarr me skuadrën e Policisë, por fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur.
Nga kjo ngjarje, ai është dënuar me vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtie pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”. Ndërkohë që 6 vite më vonë, më 2021, Gurit i është vënë tritol në lokal