Ballina Lajme U publikua se ishte kërcënuar nga Laert Haxhiu,reagon avokati:Janë trillime!

U publikua se ishte kërcënuar nga Laert Haxhiu,reagon avokati:Janë trillime!

7

TIRANË- Pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani u zbulua se në listën e personave që do vritenin ishte edhe avokati nga Lushnja, Adriatik Doga.

Ky i fundit i ka quajtur trillim atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të nga Artan Tafani, pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut. Doga shprehet se nga momenti që e ka dëgjuar këtë fjalë nga drejtori i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë.