LEZHË– Disa orë pas ngjarjes është identifikuar viktima e aksidentit të një nate më parë në dalje të qytetit të Lezhës.
Ai është Zef Kacoli 50 vjeç nga Puka.
Këmbësori ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës, kur u përplas për vdekje nga një automjet drejtuesi i të cilit është arrestuar nga policia.
Menjëherë pas aksidentit 50-vjeçari u nis drejt Spitalit të Traumës, por për shkak të plagëve të marrë humbi jetën gjatë rrugës.