Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Kavajë pasi teksa lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit 29-vjeç është shoqëruar në komisariat, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
“Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç. Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti”, njofton policia./tvklan.al