Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur këtë pasdite në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re, ku një këmbësor ende i paidentifikuar është përplasur nga një uatomjet dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.