Ballina Lajme U mbajt peng për një javë nga bashkëjetuesi, 28-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjes...

U mbajt peng për një javë nga bashkëjetuesi, 28-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare

1

Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua në mes të Tiranës, pasi 31-vjeçari Gleard Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare.

Ishte ndërhyrja e policisë ajo që parandaloi një tragjedi të mundshme. 28-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga përfunduan edhe 4 shtetas të tjerë që nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

 

 

G. G., 31 vjeç, B. N., 36 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, B. K., 27 vjeç, E. K., 42 vjeç, të pestë banues në Tiranë, u arrestuan nga policia.

Shtetasit B. N. dhe A. Sh. nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit B. K. dhe E. K., (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.