Ballina Lajme U larguan bashkë nga Kavaja pas vrasjes së Arjan Gosës, shoqërohet miku...

U larguan bashkë nga Kavaja pas vrasjes së Arjan Gosës, shoqërohet miku i Habib Rexhës

0

Është shoqëruar në polici Ervis Kurti, i cili ndodhej në mjet me Habib Rexhën, kur ky i fundit ekzekutoi Arjan Gosën në Kavajë.

Shoqërimi i Kurtit u bë pas dëshmisë së Habib Rexhës, i cili tha se ditën kur kreu ngjarjen ishte në makinë me një mikun e tij dhe se pas ngjarjes ishin larguar për në Kukës.

“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava. Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur.

E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, ka deklaruar ai në polici.

Kujtojmë që Habib Rexha është vetëdorëzuar në Polici pasi dy ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri, Arjan Gosën. Siaps njoftimit të Polcisë mësohet se krahas kërkimeve intensive të zhvillua për kapjen e Rexhës dhe negociatave me familajrët, u bë i mundur vetëdorëzimi i 31-vjeçarit.

Habib Rexha dyshohet të jetë familjar me Altin Rexhën i cili mbeti i vrarë më 29 mars 2023, së bashku me vëllain e Arjan Gosës, Armand Edmond Gosa.

Altin Rexha dhe Armand Edmond Gosa humbën jetën dy muaj më parë, pas një konflikti që patën me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë dhe si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën. Mësohet se autori ka qenë jashtë shtetit dhe është kthyer pas vrasjes së të vëllait me qëllim hakmarrjen.