Ballina Kuriozitete ”U largova nga Google që të mund të flisja për rreziqet e...

”U largova nga Google që të mund të flisja për rreziqet e saj”, Hinton: Inteligjenca artificiale po rrezikon trurin e njeriut

2

Geoffrey Hinton, 75 vjeç, i konsideruar si kumbari i inteligjencës artificiale, ka rolin e tij në kompaninë Google dhe flet lirshëm për rreziqet e saj.

”U largova nga Google që të mund të flisja për rreziqet e saj”, tha ai në një postim në Twitter.

“Google veproi me shumë përgjegjësi”, shton shkencëtari kompjuterik.

Puna pioniere e Hinton i dha formë sistemeve të IA, që fuqizojnë shumë nga produktet e sotme.

lg.php.gif

Hinton punoi me kohë të pjesshme në Google për një dekadë në përpjekjet e zhvillimit të IA të gjigantit të teknologjisë, por kohët e fundit janë rritur shqetësimet për teknologjinë dhe rolin e saj.

”Ngushëlloj veten me justifikimin e zakonshëm, pasi nëse nuk do ta kisha bërë unë, do ta kishte bërë dikush tjetër”, tha Hinton për ”New York Times”.

Psikologu njohës dhe shkencëtari kompjuterik britaniko-kanadez i tha BBC-së se ”chatbot së shpejti mund të tejkalojë nivelin e informacionit të trurit të njeriut”.

”Për momentin, ajo që ne po shohim është se gjëra të tilla si GPT-4 errëson një person në sasinë e njohurive të përgjithshme që ka dhe e errëson shumë atë”, shton ai.