Ballina Lajme U kap me shtëpi bari në Britani, shqiptari kërkon të mos dëbohet:...

U kap me shtëpi bari në Britani, shqiptari kërkon të mos dëbohet: Kam djalin me autizëm

1

Toni Boboshi një 49-vjeçar që kontrollonte një linjë të  shtëpive të barit në Britaninë e Madhe me vlerë 6milionë paund, u kap nga policia në vitin 2018. Pas 30 muajsh ai u lirua, por tashmë rrezikon dëbimin.

Është gazeta britanike “The Sun” që në një artikull dedikuar historisë së tij, shkruan ndër të tjera se bosi shqiptar i mafias po synon të qëndrojë në Angli, për të siguruar kujdes më të mirë shëndetësor për familjen e tij.

Ai pretendon se dëbimi do të ishte “tronditës” për djalin e tij me autizëm që ka pasaportë britanike. Shërbimi i provës vlerësoi se Boboshi konsiderohet me “rrezik i ulët” për të përsëritur veprën penale. Ky opinion u dëgjua të premten në një gjykatë e imigracionit në Mançester. Por Alain Tan, oficer i lartë ministrisë së Brendshme, i tha gjykatës se vendimi për ta dëbuar atë ishte i duhuri.

Gjyqtari i apelit tha se do ta japë vendimin e tij në një datë të mëvonshme. “Perandoria” e Boboshit shtrihej në të gjithë veriperëndimin e vendit, Yorkshire dhe Ëiltshire”, tha punonjësja e policisë së Mançesterit, Karen Ryan, në kohën e arrestimit të tij.

“Grupi përdori emra të rremë, adresa të rreme dhe dokumentacione të falsifikuara për të shmangur zbulimin. Ata shpërndanë të ardhurat e krimeve të tyre në qytete të tjera duke përhapur efektet e dëmshme të furnizimit me drogë në të gjithë vendin”, pohoi ajo.

Sipas gazetës ishin gati 30 persona të punësuar nga 49-vjeçari Boboshi që i përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u dënua me 6 vjet në 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh./Opinion.al