Efektivi i rrugores, Florenc Bicerri është arrestuar në Turqi pasi u kap me lëndë narkotike. Bicerri kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë më 5 tetor. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se që prej datës 8 tetor, komisariati rrugor në Tiranë ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largim nga puna.
Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun. Ata u kapen me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici. Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet.