Arrestohet saekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prej kohësh ishte vënë në ndjekje të një rasti korrupsionit, por vetëm sot u vendos në pranga një prej zyrtareve më të lartë të MSH-së. • Po ashtu në pranga është vënë edhe Laura Shteto, specialiste te “Bashkëqeverisja”.
Arrestimi i tyre ka ndodhur në flagrancë, fill pasi janë korruptuar me shifrën e 4 milionë lekëve.
Në një reagim për arrestimin e Duros, Prokuroria e Posaçme thotë se është një operacion në zhvillim e sipër. Por nuk kanë bërë me dije detaje të tjera. • Gjithashtu ka dyshime se dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë euro, por ky detaj nuk është konfirmuar ende nga SPAK.