Shefi i forcave speciale RENEA, Altin Morina, i cili u arrestua pasi u kap në makinë me një shumë të madhe parash, ka dalë sot para Gjykatës, ku do i caktohet masa e sigurisë. Arrestimi erdhi në kuadër të operacionit “Fast” falë inteligjencës informative. Morina me detyrë shef në repartin RENEA është kapur me 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”. Në kafazin prej xhami në pritje të nisjes së seancës gjyqësore, Morina shfaqet i qetë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre. Ai i ka mohuar akuzat duke thënë se paratë i ka marrë borxh nga një miku i tij dhe se ato janë tërhequr nga banka.