I irrituar nga të qarat e fëmijës, një burrë ka dhunuar gruan e tij.
Për këtë çështje 34-vjeçari shqiptar u dënua me 12 muaj burg nga Gjykata e Selanikut.
Gjithçka ka ndodhur të martën mbrëma kur i akuzuari është kthyer nga puna në shtëpi dhe ka pasur një debat të ashpër me gruan e tij për fëmijën.
Në një moment, ajo u ngrit nga tavolina dhe shkoi në tualet, por fëmija i tyre katër muajsh filloi të qante dhe 34-vjeçari nuk dinte çfarë të bënte për ta ndaluar. Rezultati, siç tha ai, ka qenë se është irrituar që gruaja e tij vonohej të dilte nga banja për t’u kujdesur për fëmijën dhe për këtë e goditi.
30-vjeçarja deklaroi në dëshminë e saj se ishte hera e parë që bashkëshorti i saj sillej dhunshëm ndaj saj dhe përshkroi momentin kur e sulmoi, ndërsa i kërkoi gjykatës që të mos e dënonte për veprimet e tij.
“Kjo mund t’i ndodhë çdo familjeje. Burri im erdhi nga puna dhe ne po flisnim për fëmijët tanë. Unë u çmenda, u tërbua edhe ai dhe kështu ndodhi. Më ka goditur me duar në fytyrë dhe më ka goditur me shqelma pas shpine”, tha në gjykatë gruaja me origjinë shqiptare.
“Ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, nuk besoj se do ta bëjë përsëri sepse biseduam dhe më kërkoi falje. Jemi të martuar prej 5 vitesh e gjysmë dhe besoj se nuk do ta bëjë më sepse më do mua dhe fëmijët. Ishte një ditë e keqe. Nuk e di si ndodhi”, shtoi30-vjeçarja.