Ballina Lajme Kronike U grindën në rrugë, më pas e qëlloi me armë/ Detaje nga...

U grindën në rrugë, më pas e qëlloi me armë/ Detaje nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, burri u arratis me një “Golf” të bardhë. Motiv xhelozia

40

Detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa në Itali, nënë e dy fëmijëve minorenë, teksa vijon kërkimi për bashkëshortin e saj, autori i dyshuar i vrasjes.

Dyshimet e hetuesve fokusohen pikërisht te bashkëshorti i saj, nga i cili gruaja po ndahej dhe nuk jetonin më bashkë. Burri është ende i pagjurmueshëm, sipas informacioneve fillestare ai është arratisur me një “Golf” të bardhë.

Për këtë arsye, karabinierët filluan një gjueti duke ngritur pika kontrolli në të gjithë Val d’Elsa, në zonën midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe në zonën e Empolit. Policia ka kontrolluar edhe disa shtëpi fermash të braktisura në zonën e krimit, deri tani pa asnjë sukses.

35-vjeçarja me leje të rregullt qëndrimi, u vra dje në mbrëmje, në një rrugë periferike të Kastelfiorentinos, pak pas orës 20:00.

 

 

Alarmi u ngrit nga disa banorë të zonës, të cilët kanë dëgjuar shpërthimin e një arme.
Pak minuta më vonë, një ambulancë mbërriti në vend, por me gjithë përpjekjet e bëra për ta risjellë në jetë, mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse konfirmonin vdekjen e saj.