Detaje të reja kanë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku 27-vjeçari plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin.
Sipas Euronews Albania njëri prej të plagosurve, pikërisht 30 vjeçari Albion Braushi është nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës për specializim të specializuar. Gjendja shëndetësore e të riut paraqitet kritike për shkak të plagëve që ka marrë.
Edhe babai i tij 62 vjeçari Xhevdet Braushi ndodhet për momentin në reaminacion por gjendja e tij shëndetësore është më e stabilizuar por deri më tani nuk dihet nëse është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i sulmit dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar me Albion Braushin mbi të cilin mendohet se ka goditur rreth 10 herë më pas është futur në sherr dhe babai i tij i cili është goditur disa herë në bark gjoks dhe këmbë.
Në një njoftim për mediat, policia njoftoi se pas një orë kërkimesh është arrestuar autori i dyshuar shtetasi R. K., 27 vjeç.