Ballina Lajme U gjetën të pajetë në banesë, flasin banorët: Jetonin vetëm!

U gjetën të pajetë në banesë, flasin banorët: Jetonin vetëm!

40

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekejn e çiftit të të moshuarve në fshatin Bodrishtë në Bashkinë Dropull. Mësohet se çifti i të moshuarve është gjendur me shenja të shumta dhune në trupat e tyre.

Të moshuarit e vdekur janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. Dyshohet se të moshuarit mund të jenë dhunuar për vdekje, ndërkohë që autorët dhe shkaqet ende nuk dihen. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë folur fqinjët e të moshuarve të cilët janë shprehur se ata ishin çift i lumtur dhe se s’kishin fëmijë.

“Jetonin vetëm, nuk kanë fëmijë. Nuk kujdesej njeri për ta. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna,” tha fqinja.

Më tej ajo shtoi se askush nuk ka dëgjuar zhurmë, ndonëse bashkëshortët u gjetën me shenja të shumta dhune, që sipas policisë dyshohet të jenë bërë me mjete të forta rrethanore.

“Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit”, shton gruaja. Ajo pohon se ka pasur raste vjedhjeje në fshat dhe i fundit që kujton është rreth 2 vjet më parë.

Ndërkohë bëhet me dije se një telefonate nga Greqia në drejtim të njëres prej komshnjëve të çiftit ka zbuluar ngjarjen tragjike. Ka qenë e motra e Kleoniqit që u bë merak per fatin e të motrës pasi dje në darke nuk kish folur ashtu sikurse gjithmonë, çka ngjalli dyshime se diçka do kishte ndodhur. Pas telefonatës fqinja ka shkuar tek shtepia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Me pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin e pajetë me shenja dhune.