Ballina Lajme U ekzekutua në burgun e Peqinit, familja refuzon të tërheqë trupin e...

U ekzekutua në burgun e Peqinit, familja refuzon të tërheqë trupin e Arben Lleshit, procedurat e varrimit do t’i kryejë bashkia

16

Instituti i Mjekësisë Ligjore, i kërkon prokurorisë së Elbasanit leje për të varrosur Arben Lleshin, të dënuarin me burgim të përjetshëm, i cili u ekzekutua javë më parë në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj.

Burime zyrtare pranë Morgut të Tiranës, të cilat sqarojnë se trupi i pajetë i viktimës nuk u tërhoq nga familjarë apo të afërm, të cilët e kanë braktisur për shkak të frikës së vijimit të sagës se hakmarrjes.

 

Ndaj në këto kushte, sipas ligjit IML i është drejtuar prokurorisë me kërkesw me leje për të vijuar procedurat për varrimin.

Prokuroria e Elbasanit, tha se do ta miratojë lejen dhe më pas është drejtoria përkatëse pranë Bashkisë që kryen varrimin e Arben Lleshit.

Arben Lleshi, u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj, një tjetër i dënuar me burg përjetë.

Po ashtu, i plagosur mbeti Indrit Shaqja.