Ballina Lajme U dërgua me urgjencë në spital, foshnja disa ditëshe ndërron jetë

U dërgua me urgjencë në spital, foshnja disa ditëshe ndërron jetë

80

Një foshnjë disa ditëshe ka humbur jetën ditën e djeshme në Greqi.

Sipas medieve greke, tragjedia ka nisur mëngjesin e djeshëm kur foshnja nisi të qante pa pushim dhe prindërit e çuan te pediatri.

 

Mjeku pediatër e vlerësoi të nevojshme transferimin e menjëhershëm në spitalin e Volos.

Aty mjekët konstatuan se foshnja ishte e zbehtë, me gjymtyrë të ftohta dhe në gjendje të rëndë.

Foshnja u transferua në Klinikën e Pediatrisë “Achillopouleion”, ku u intubua, por në orën 10:30 të së njëjtës ditë dha frymën e fundit.

Foshnja ka lindur në fillim të janarit në një klinikë private në Larisa.

Sipas TheNeëspaper.gr, foshnja nuk vuante nga Covid, nuk kishte kollë, gulçim apo simptoma të tjera në përgjithësi.

Është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij./albeu.com