Ballina Lajme U denoncua në emisionin “Stop”/Falsifikoi dokumentat,ndiqet penalisht noterja nga Fieri

U denoncua në emisionin “Stop”/Falsifikoi dokumentat,ndiqet penalisht noterja nga Fieri

2

ier -Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, menjëherë pas publikimit të disa pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, ku dyshohet se një shtetase me profesion notere kishte falsifikuar dokumentet, kanë referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetases A. H., 51 vjeçe, me profesion notere. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se gjatë ushtrimit të profesionit, ka falsifikuar vulën e profesionit dhe dokumente të ndryshme. Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 52 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.