Ballina Lajme U arrestuan një ditë më parë/ Gjykata liron mjekun dhe teknikun e...

U arrestuan një ditë më parë/ Gjykata liron mjekun dhe teknikun e imazherisë në QSUT, pezullohen nga detyra

1

Edhe pse prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg, Gjykata e Tiranës ka liruar mjekun, Nazmi Metaliu dhe teknikun e imazherisë Astrit Mansaku që kryenin shërbimet mjekësore në QSUT. Ata u prangosën pasi merrnin para për tu bërë skanerin qytetarëve. Ndërkohë është vendosur pezullimi i tyre nga detyra.

Mjeku Nazmi Metaliu dhe imazheriati Astrit Mansaku u arrestuan një ditë më parë me dyshimin se merrnin 120 mijë lekë për të favorizuar pacientë qëti nënshtroheshin skanerit duke shmangur procedurat standarte.