Policia e Tortoretos në Itali ka arrestuar një shqiptar të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Policia zbatoi një urdhër burgu nga autoriteti gjyqësor i Katanias, sepse shqiptari i arrestuar ishte dënuar me 6 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.
Aktiviteti i paligjshëm dyshohet se është kryer midis Shqipërisë, Greqisë dhe Siçilisë ndërmjet viteve 2006 dhe 2007.