I njohur nga kënga e famshme e parodisë “Do martojmë Malon”, “Mjeshtri i madh” i skenës fierake Todi Llupi feston sot ditën e tij të lindjes. Kanë kaluar shumë vite nga çasti i parë kur spektatori fierak, por edhe më gjerë do të njihej me talentin e tij të spikatur në drejtim të humorit dhe të satirës.
Nga lëvizja amatore, dhe më pas si aktor në Estradën Profesioniste dhe në Teatrin “Bylis” do të përballej me spektatorin fierak, i cili e duartrokiti nxehtësisht, duke i dhënë kështu mbështetjen emocionale për të ecur përpara dhe duke dhuruar të qeshura dhe emocione pozitive.
Ai do të ishte një emër i dashur si pjesë e Estradës Profesioniste e qytetit të Fierit, e cila ishte shndërruar në një burim edukativ humoristik, që konkurronte në mbarë vendin me aktorët dhe pjesët me të cilat ata prezantoheshin përpara artdashësve.
Në mënyrë të veçanta feta e ndërrimit të viteve do të sillte në ekranin e televizionit publik interpretime të ndryshme që mirëpriteshin dhe ishin si një kartolinë urimi për të gjithë teleshikuesit. Humori i tij i ndërlidhur me aktorët e tjerët të trupës do të mbetej në kujtesën dhe dëshirën e dashamirësive të humorit Arqile Lipe, Fuat Boçi etj., kanë qenë miq të humorit të TV Kombit në festa dhe gëzime, duke mbetur kështu miq të mirë dhe bashkëpunues dinjitoz.
Janë të shumta rolet e tij në komedi, skeçe, parodi, kuplete, etj., por ajo që e bëri të dashur për publikun në mbarë Shqipërinë është parodia e famshme “Do martojmë Malon’’, të cilën do ta interpretonte me mjeshtëri me aktorin tjetër të mirënjohur të Fierit, Arqile Lipe.
Todi Llupi për arritjet e tij mban emrin “Mjeshtri i Madh” dhe “Artist i Merituar’’. TV Kombi përmes këtij postimi përcjell urimet më të mira në ditëlindjen e tij duke uruar sa më shumë gëzime në jetën e tij dhe interpretime të bukura dhe në humor të mirëfilltë dhe të pastër./Tv Kombi/