Greqi- Presidenti i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, ka mbërritur në selinë e SYRIZA-s pak para orës 21:00.
Pavarësisht humbjes dërrmuese të rezultateve të regjistruara për partinë e tij, Z. Tsipras u prit me duartrokitje nga mbështetësit e SYRIZA-s të mbledhur në selinë e partisë.
Duke u përpjekur të shmangë pyetjet “të vështira”, ai nuk ka dashur të komentojë asgjë dhe është nisur menjëherë në katin e 7-të të Koumoundourou.
Në të njëjtën kohë, zyrtarët e partisë po shohin me siklet të dukshëm rezultatet e zgjedhjeve. Në korridoret e ekzekutivit po diskutohet diferenca e madhe me Demokracinë e Re, ku shumë veta pyesin se a është faji i tyre. Pyetjeve për ditën e nesërme dhe si e sheh rezultatin SYRIZA, zyrtarët e partisë përgjigjen se janë në pritje.
Në këtë kohë, zyrtarë partiakë janë duke u konsultuar me presidentin e SYRIZA-s, Aleksis Tsipras për rezultatet e zgjedhjeve.