Ballina Rajoni Tryeza e Ohrit, Kurti dhe Vuçiç takohen me Lajçak dhe Borrell

Tryeza e Ohrit, Kurti dhe Vuçiç takohen me Lajçak dhe Borrell

1

Ohri, qyteti Maqedonisë së Veriut është mikpritësi i raundit të bisedime, Kosovë Serbi, në kuadër të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.  Në nisje janë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e BE-së dhe Serbisë dhe Kosovës.

Së pari Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari, Miroslav Lajçak janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Më pas Borrel dhe Lajçak u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku është diskutuar rreth propozimit të BE-së për marrëveshjen që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimet e ndara i kanë lënë vend takimit tre palësh, mes Shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak, dhe Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në takim merr pjesë edhe i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabrial Escobar, që është në rolin e vëzhguesit.

Zëdhënësi për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropain, Peter Stano, ka folur para gazetarëve duke thënë se takimi vijon. Stano ka thënë se, siç është paraparë, konferencën me gazetarë pas takimeve do ta mbajë kryediplomati evropian, Josep Borrell. Por, zëdhënësi thotë se nuk dihet se kur do të përfundojnë diskutimet.

“Në fund takimit, do të vijë këtu. Nuk e dimë kohën, nuk e dimë sa zgjasin takimet, por do t’ju informojmë”, u ka thënë Stano gazetarëve të shumtë që po qëndrojnë në Ohër.

Sipas Stanos, fundi i negociatave të sotme mund të jetë “dikur vonë pasdite, ose në mbrëmje”. Para takimit, Borell tha se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë kthyer kah Ohri.

“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë të kthyer nga Ohri. Pas një rrugëtimi diplomatik midis Beogradit dhe Prishtinës, do të diskutojmë me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti, Aneksin e Zbatimit  një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”- ka shkruar Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar nga qyteti i Ohrit para fillimit të takimeve në kundër të dialogut Kosovë – Serbi. Kurti ka tha se është i vëmendshëm dhe do të bëjë më të mirën për Republikën e Kosovës. Orët e para të së shtunës, Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç janë takuar me kryeministrit e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Pedarovski.

/rtsh/