Klos- Një 17 vjeçar u vra dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes me armë zjarri në Klos.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali.
Një përleshje mes dy fiseve që u pasuar me përdorimin e armëve të zjarrit ka bërë që të humbë jetën në vend një i ri. Ndërkohë gjatë konfliktit të përgjakshëm kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Trupi i 17-vjeçarit të pajetë qëndroi në trotuar pasi ai nuk kishte asnjë mundë shpëtimi.
Pas ngjarjes, banorët kanë mbuluar trupin e viktimës me një batanije. Babai i të riut ka kaluar tronditje të fortë kur ka parë djalin e vdekur.