Shkodër- Vritet Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekorjas, i akuzuar për atentatin ndaj shtetasit Alban Bruçi.
58-vjeçari u qëllua me armë zjarri rreth rës 14:50 dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ai ka shkuar i vdekur në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kiras” në Shkodër.
Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autorëve. (noa.al/M.D)