Ballina Lifestyle & Showbiz Tronditet Italia/Shqiptari vret me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe italianin

Tronditet Italia/Shqiptari vret me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe italianin

1

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur zonën e Foggias së Italisë ku një shqiptar 45-vjeçar ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një shtetas italian, 51-vjeç, i quajtur Massimo De Santis. Ndërsa ka mbetur e plagosur edhe gruaja e shqiptarit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Foggias, ku shqiptari ka lënë të vdekur vajzën e tij dhe italianin, ndërsa është plagosur gruaja e tij.

Mediat italiane shkruajnë se kur vajza ka parë të atin me thikë për të goditur gruan e tij, ajo ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e saj 39-vjeçare por ka gjetur vdekjen. Ndërsa goditje ka marrë edhe edhe e ëma e cila ka përfunduar në spitalin e Foggias.

45-vjeçari është vendosur në pranga nga policia. Sipas hetuesve italianë ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie të 45-vjeçarit ndaj gruas së tij dhe tregtarit Italian 51-vjeç.

/rtsh.al/