Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme.
Burime për Abc bëjnë me dije se është qëlluar disa herë në drejtim të shtetasit Madrit Ulqinaku, i cili ka mbetur i vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar pranë stadiumit “Elbasan Arena’. Viktima është qëlluar me armë silenciator, e cila pas ngjarjes dyshohet të jetë hedhur pranë zonës.
Policia ka blinduar zonën dhe po heton për rrethanat e ngjarjes.