IRANË- Shpërthim me eksploziv në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P. pranë zonës së ish-Bllokut.
Në derën e jashtme të një dyqani rrobash është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, duke qenë se në atë momente, biznesi ka qenë mbyllur e nuk kishte njerëz brenda. Nuk dihet ende se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje, kujt i përket biznesi në fjalë dhe shkaku i këtij sulmi. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.