Ballina Lajme Tritol fasonerisë, gjykata vendos masën “arrest shtëpie” për 16-vjeçarin

Tritol fasonerisë, gjykata vendos masën “arrest shtëpie” për 16-vjeçarin

0

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”  për 46-vjeçarin, Edmond Arapi, i akuzuar si porositës i shpërthimit me tritol në fasonerinë në pronësi të italianit Roberto Bingaido, më 25 Maj në zonën e Freskut.

Ndërsa për 16-vjeçarin,  A. Vatoci, i cili u pagua nga Arapi me 100 mijë Lekë për vendosjen e sasisë së lëndës plasëse gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Shkak i vendosjes së lëndës plasëse dyshohet të jetë bërë një konflikt mes porositësit, Edmond Arapi dhe pronarit italian të fasonerisë.

Ka qenë 16-vjeçari që rrëfeu përpara hetuesve ngjarjen dhe zbuloi edhe porositësin.

I mituri rezulton edhe më herët i përfshirë në veprime në konflikt me ligjin dhe i proceduar.