Një market në Kamzë në rrugën “Demokracia” ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit si pasojë e një lënde plasëse. Marketit që i është vendosur lënda plasëse është në pronësi të A.Q Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Mësohet se është është dëmtuar anësorja e marketit. Autorët sipas policisë kanë përdorur një fitil të shkurtër për të realizuar shpërthimin.
“Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”– njofton policia.